Pėrkujtohet sot nė Galerinė Kombėtare tė Arteve skulptori i
njohur
Njė shekull nė daltėn e Odhise Paskalit
Admirina Peēi
Ai kurrė nuk kreu studime pėr skulpturė nė jetėn e tij. Por
kjo nuk e pengoi qė ai tė ishte ndėr mė tė mėdhenjtė e
skulpturės shqiptare.
Odhise Paskali sė bashku me famėn e artit tė tij ka
mbėrritur nė kufirin e moshės ku shėnohet shifra 100. Njė
pėrvjetor i veēantė qė pėrkujtohet nė Galerinė Kombėtare tė
Arteve me njė miniekspozitė skulpture me 8 vepra tė ndodhura
nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Ishte menduar qė
pėr artistin e madh nėn kėtė 100-vjetor tė akordohej nga
Presidenti i Shqipėrisė edhe titulli "Nderi i Kombit". Por
ky titull do t'i akordohet vetėm nė muajin janar pas vdekjes,
skulptorit tė sa e sa monumenteve kombėtare, tė shpėrndara
nė tė gjithė Shqipėrinė, Odhise Paskalit. Sipas drejtorit tė
Galerisė Kombėtare, Abaz Hado, atė ditė do tė zhvillohet
edhe njė simpozium shkencor mbi figurėn e artistit. Ndėrsa
sot paradite nė pėrvjetorin e lindjes sė tij, pranė kėtij
institucioni, pėrveē njė pasqyrimi tė shkurtėr tė
kontributit qė Paskali ka dhėnė nė kulturėn tonė, do tė
ekspozohen edhe disa punė tė tij, tė ndodhura nė fondin e
galerisė. "Janė 8 skulptura qė autori i ka punuar nė
periudha tė ndryshme tė jetės sė tij, qė do tė ekspozohen
pėr publikun, mes tė cilave figura e njė malėsori e derdhur
nė bronz, njė miniskulpturė luftėtari, figura e
ish-diktatorit Enver Hoxha nė rini tė tij", thotė drejtori i
Galerisė Kombėtare tė Arteve, Abaz Hado, sipas tė cilit,
vepra mė interesante qė do tė paraqitet nė kėtė ekspozitė
pėrkujtimore ėshtė boceti i statujės "Fundi i Nazizmit", e
cila ndodhet nė oborrin e njėrit prej kampeve tė
pėrqendrimit "Mathauzen".
E megjithėse, Paskali nuk studioi pėr skulpturė, ai mbetet
mė i madhi skulptor shqiptar i tė gjitha kohėrave. Odhise
Paskali ishte shkrimtar, gazetar, pėrkthyes, piktor,
skulptor. Kishte mbaruar studimet e larta pėr filozofi dhe
letėrsi nė Torino, por deri nė vitin 1927 ende nuk e dinte
se ēfarė drejtimi do tė merrte jeta e tij. Ai krijonte nė
shumė gjini dhe tė gjitha ishin tė arrira. Ndėrsa botonte
mendimet e tij nė shtypin e kohės, realizonte edhe skulpturė.
Vepra e tij e vitit 1924, "I urituri", do tė bėhej e njohur
pėr tė gjithė shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit dhe ky
ishte momenti kur u dallua mė sė shumti si skulptor. Njė
ndėr kryeveprat e tij mbetet figura e Skėnderbeut, e cila
ndryshe nga tė gjitha realizimet e deritanishme, duket se i
shkon mė pėr shtat heroit kombėtar. Pėr tė ai ka punuar pėr
njė kohė tė gjatė, ndėrsa janė edhe vepra tė tjera tė tij
shumė tė njohura si "Flamurtari", "Luftėtari Kombėtar", "Malėsori",
"Jeronim De Rada", "Naim Frashėri" etj. Por nė jetėn e tij
artistike skulptorit Paskali i humbėn shumė vepra. Mendohet
se njė numėr i madh veprash qė i pėrkasin viteve “30-tė
gjenden nė Itali, Gjenevė, Maqedoni etj. Shumė janė marrė si
plaēkė lufte gjatė pushtimit. Nė vitin 1925, kur sapo kishte
pėrfunduar kryeveprėn e tij "I urituri", Odise Paskali,
kėrkonte mundėsitė pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve tė
Bukura nė Itali, dėshirė tė cilėn mund t'ia realizonte vetėm
mbreti. Ai dėrgon nė Pallatin Presidencial dy veprat e tij
tė fundit "I urituri" dhe "Fytyrė vajze", vepra qė mė pas
mbetėn nė pallatin e Zogut, e mė pas u nisėn pėr nė Itali.
Jeta e skulptorit tė madh
Odhise Paskali lindi nė Pėrmet nė vitin 1903. Studioi pėr
Letėrsi dhe Filozofi nė Torino tė Italisė, ku mė pas vazhdoi
studimet pėr histori arti nė vitin 1927. Vite mė vonė, nė
1931-shin krijoi shoqėrinė "Miqtė e artit". Nė periudhėn
1932-1937, nė disa qytete tė Shqipėrisė, u ngritėn disa
monumente skulpturore, punime tė autorit. Skulptori i
Popullit ėshtė i njohur pėr shumė nga punimet e tij, por mbi
tė gjitha nė krijimtarinė e vet tė larmishme janė tė njohura
veprat: "I urituri", "Lufėtari Kombėtar", "Themistokli
Gėrmenji", nė Korēė; "Ushtari i panjohur", "Partizani
fitimtar" (Mathauzen, Austri) 1968; Monumenti i Skėnderbeut
nė Tiranė me bashkautorė; Bustet: Naim Frashėri, Jeronim De
Rada, Vojo Kushi e shumė vepra tė tjera. Pėr tė gjithė ata
qė e kanė vlerėsuar, vepra e tij mbetet njė shkollė e
vėrtetė arti.
© 2003 Gazeta Panorama